Paralajmërohet ulja e numrit të ministrive

Aktuale

Paralajmërohet ulja e numrit të ministrive

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:00
Qeveria e Kosovës

Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se në të ardhmen mund të ulet numri i Ministrive.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri është shprehur se në Grupin Punues për Ligjin për Qeverinë është diskutuar edhe kjo çështje.

Ndër të tjera, ai ka thënë se temë diskutimi ishin edhe përcaktimi i ministrive kryesore në bazë të fushëveprimit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në takimin e katërt të Grupit Punues për Ligjin për Qeverinë, në fokus të diskutimit ishin parimet dhe fryma institucionale mbi të cilat do të zhvillohet baza e këtij Ligji i cili synon të përcaktoj fushëveprimin dhe stukturën e pushtetit ekzekutiv, i udhëhequr nga parimi i respektimit të ligjit, përgjegjshmëria, transparenca, si dhe nga parimi i efikasitetit dhe efektshmërisë.

Çështjet e trajtuara në takimin e katërt ishin:

– Përcaktimi i portofoliove apo ministrive kryesore në bazë të fushëveprimeve/funksioneve që ato kryejnë apo buxheteve që menaxhojnë;

– Vendosja e kornizave apo kufizimi mbi të cilin nuk duhet të kaloj numri i Ministrive dhe pastaj ti lihet e lirë mandatarit të vendos se cilat Ministri janë të nevojshme për të zbatuar politikën programore të tij/saj.

– Meqenëse, konsiderohet se ky ligj është zgjatje e dispozitave kushtetuese, dhe ashtu sikurse është fryma e ndërtimit institucional, Kryeministri përcakton përbërjen e Qeverisë, andaj është i domosdoshëm një ri-përcaktim i fushëveprimit dhe strukturës. Kjo edhe për faktin se kjo fushë me Legjislacion përcjellës.

– Riorganizimi i Ministrive – të bëhet me akt nënligjor dhe mund të përcaktohet dhe ndryshohet sipas vendimit të Qeverisë dhe kjo të bëhet përmes një metodologjie dhe analize sipas fushëveprimeve/funksioneve dhe përgjegjësive të këtyre institucioneve.

– Rregullimi aktual duhet ti ketë parasysh dy elemente: efikasitetin, efektivitetin e institucioneve.

– Të mbahen parasysh dispozitat kushtetuese që flasin për Menaxhimin e Financave Publike, që paraja publike duhet të mblidhet dhe menaxhohet në mënyrë efikase; mirëpo, përtej numrit të Ministrive, të eliminohen dyfishimet në punën e Ministrive, dyfishimet në sektorë dhe bërje të politikave;

Ishte konstatim që në fazen vijuese të zgjerohen përfshirja dhe konsultimi i drejtperdrejt me ekpertizë dhe akterë të shoqërisë civile. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat