Veseli të hënën në Washington, takime në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe Kongres

Aktuale

Veseli të hënën në Washington, takime në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe Kongres

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:52
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të qendrojë të hënën në Washington.

Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Veseli pritet të ketë takime në Shtepinë e Bardhë, pastaj në Pentagon si dhe në Kongres.

Vizitën e tij në ShBA ai e ka nisur duke qendruar në Ioëa ku ka takuar drejtues të Gardës Kombetare të Iowa-s nga të cilët ka marrë perkrahje per ushtrinë.

Ai do të qëndrojë edhe në New York ku do të këtë takime me komunitetin shqiptar.

Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat