Vendimi për Fana Rugovën, është respekt e kulturë shtetërore për një grua fisnike

Aktuale

Vendimi për Fana Rugovën, është respekt e kulturë shtetërore për një grua fisnike

Nga: N.H Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 23:33
Familja Rugova

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Fana Rugovës, bashkëshortes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova t’i ndahet pagë mujore.

Kabineti qeveritar mori vendim që për Fana Rugovën të ndajë një mijë euro neto pagë në muaj, veturë dhe shofer.

Për ketë vendim të stërkomentuar, ka folur edhe Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu.

Kryeziu thotë se të jesh grua e Ibrahim Rugovës nuk ka qenë vetëm privilegj, përkundrazi ka qenë sakrificë dhe mund në shumë sfera të jetës.

Sipas tij, vendimi i fundit që të ketë një rrogë personale mujore, më shumë se veprim ekonomik është respekt e kulturë shtetërore.

“Te jesh grua e Ibrahim Rugovës nuk ka qene vetëm privilegj, unë konsideroj përkundrazi ka qene sakrifice dhe mund ne shume sfera te jetës. Vendimi i fundit qe te kete nje rroge personale mujore, me shume se veprim ekonomik është respekt e kulturë shtetërore për një grua fisnike, siç është z. Fana Rugova”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat