“Vuçiqi dhe miku i tij Thaçi i kanë ditët e numëruara”

Aktuale

“Vuçiqi dhe miku i tij Thaçi i kanë ditët e numëruara”

Nga: N.Sh Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 08:32
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Profesor dr. Binak Maxharraj thotë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi i kanë ditët e numëruara në pushtet.

Maxharraj përmes një postimi në Facebook, i ka komentuar protestat që po ndodhin në Tiranë dhe Beograd, kurse thotë se në Prishtinë i ka kap dergja e gjumit qytetarët.

“Në vlugun e këtyre ngjarjeve në Beograd dhe Tiranë, edhe këtu në Prishtinë Hashim Thaçit ka nisë me i luajtë dheu ndër këmbë, do ta pëson keq, sepse shqiptarët dinë ta mbrojnë Kosovën kur është nevoja”, shkruan Maxharraj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë, shkrimi i plotë:

PROTESTA MASIVE NË BEOGRAD KUNDËR QEVERISË DHE PRESIDENTIT VUÇIQ!

/Ne Beograd dhe në Tiranë po protestohet, kurse në Prishtinë i ka kap dergja e gjumit/

Beogradasit dinë te protestojnë. Ata me protesta masive disa javësh e rrezuan kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviq nga pushteti.

Por, protestuesit serb pak si vonë e morën vesh së S. Millosheviq i ka lanë këlyshët e vetë në pushtet ndaj te cilëve sot po protestojnë kundër Qeveris dhe Presidentit Vuçiq, të cilët po e qojnë vendin ne katastrofë me politikën e tyre shoveniste. Protestuesit serb nuk heqin dorë nga protestat deri ne arritjen e qëllimeve të tyre.

Aleksandër Vuçiqit miku i Hashim Thaçit i ka ditët e numëruara, ai së shpejti do te rrëzohet nga pushteti për luftënxitëse ne Ballkan dhe në Kosovë.

Unë nuk e di se si po ndihet Thaçi ne këto çaste të vështira për te, sepse, si po duket nuk do ta këtë më Vuçiqin që të takohet me te skutave të errëta për korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Në Tiranë, gjithashtu qe sa ditë ka protesta kundër një kaste të korruptuarish të dalur nga Partia e Enver Hoxhës.

Derisa Beogradi dhe Tirana po protestojnë kundër tiranisë së pushtetarëve të tyre, ne Prishtinë i ka kapë dergja e gjumit, i ka kapë kllapia, apo ndoshta po presin edhe pak së ndoshta nuk kanë vjedhë boll pushtetarët e tyre të korruptuar deri ne fyt.

Në vlugun e këtyre ngjarjeve në Beograd dhe Tiranë, edhe këtu në Prishtinë Hashim Thaçit ka nisë me i luajtë dheu ndër këmbë, do ta pëson keq, sepse shqiptarët dinë ta mbrojnë Kosovën kur është nevoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat