Kelmendi rikujton thirrjet e Veton Surroit, Shkëlzen Maliqit dhe Baton Haxhiut për t’u bashkuar në protestat e Beogradit

Aktuale

Kelmendi rikujton thirrjet e Veton Surroit, Shkëlzen Maliqit dhe Baton Haxhiut për t’u bashkuar në protestat e Beogradit

Nga: N.Sh Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 10:23
Baton Haxhiu, Shkëlzen Maliqi dhe Veton Surroi

Zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Muhamet Kelmendi, ka rikujtuar kohën e viteve të 90-ta, kur ideatorët e majtës së atëhershme në Kosovë bënin thirrje për të shkuar në Serbi që të iu bashkëngjitën protestave.

Këtë thirrje e bën, pas protestave që po mbahen në Beograd kundër pushtetit.

Kelmendi përmend thirrjet e Veton Surroit, Shkëlzen Maliqit dhe Baton Haxhiut për t’u bashkuar protestave në Beograd në kohën e viteve të 90-ta.

Ai thotë se mbi këtë ide e patën ndërtuar ideologjinë e një Autonomie të gjetë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë.

Ja shkrimi i Muhemet Kelmendit:

Thirrje për udhëheqësit e JULIT te viteve te 90-ta te shek. XX -te

Protesta ne Beograd paskan filluar kundër pushtetit. Me siguri se ato do te vazhdojnë. Dhe kjo është pozitive.

Është mire qe si ne vitin 1990-1995 te shkojnë atje per te rrëzuar këtë qeveri edhe ideatorët e te majtës se atëhershme ne Kosove, kur bënin thirrje.

Iu kujtohen thirrjet e disa pseudopolitikave si Veton Surroi, Shkëlzen Maliqi, Baton Haxhiu etj., kur bëni kërkesa për t'iu bashkuar protestave ne Beograd.

Mbi kete ide e patën ndërtuar ideologjinë e nje Autonomie te gjere te Kosoves ne kuadër te asaj Jugosllavie.

Te presim se ata ende jane te forte dhe përsëri dalin me kerkesa te tilla.

Jane te medhenje dreqnite.

Mesyni o analista per Beograd.

Koha nuk iu prete.

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat