Veseli takoi ushtarakët e UÇK-së në SHBA

Aktuale

Veseli takoi ushtarakët e UÇK-së në SHBA

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 17:33
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar bashkëluftëtarët e tij nga Batalioni ‘Atalantiku’.

Veseli ka thënë se të njëjtit edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre për ta zhvilluar më shumë.

Tutje, kreu i Kuvendit  iu ka bërë thirrje ata që të vijnë në Kosovë për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të takoj bashkëluftëtarët e mi nga Batalioni “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë Amerikën për të tu bashkuar në luftën për liri.

U takuam pikërisht në vendin ku ata ishin bërë bashkë për tu nisur për Kosovë, në Hotel Royal Regency.

Ata edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre, për ta forcuar politikisht e zhvilluar ekonomikisht.

Këtë vullnet e kanë edhe sot dhe nuk do ta humbasin asnjëherë.

I ftova që bashkë të vijnë në Kosovë vitin e ardhshëm, që ta shënojmë bashkë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat