Taksa 100% ndaj Serbisë, rritet 40% importi nga Shqipëria

Aktuale

Taksa 100% ndaj Serbisë, rritet 40% importi nga Shqipëria

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 18:36
Foto

Importi i mallrave nga Shqipëria në Kosovë është rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe dhe ato boshnjake,

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sasia e mallrave drejt Kosovës është rritur me 33 mijë ton, ndërsa në vlerë monetare janë 7 milionë dollarë më shumë eksporte për nëntorin e këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2017.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë ka thënë se mielli dhe materialet e ndërtimit po njohin rritjen më të madhe.

Megjithatë, bizneset kërkojnë që të dyja qeveritë të bashkëpunojnë për të hequr barrierat tregtare,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat