Rrëfen Milaim Zeka: Ja çfarë do të ndodhte me Gjykatën Speciale po të dëgjohej komandant Remi

Aktuale

Rrëfen Milaim Zeka: Ja çfarë do të ndodhte me Gjykatën Speciale po të dëgjohej komandant Remi

Nga: N.H Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 20:09
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebool ka rrëfyer momentet nga takimi i tij i parë me Rrustem Mustafën, i njohur ndryshe si komandant Remi.

Ai në ketë postim thotë se po të dëgjoheshin mendjet sikur ato te Rrustem Mustafës-Remit lidhur me procesin e përgjegjësive të luftës, nuk do të vije puna kurrë deri te krijimi i Gjykatës Speciale.

“Kosova është para një akti të kryer, jo vetëm sa i përket kësaj Gjykate, por edhe shumë proceseve të tjera. Prandaj e vetmja gjë që ngelet është që të presim me durim deri në mbylljen e kësaj drame, që shpresoj të mos i dënojë djemtë për krimet e të tjerëve”, ka shkruar ndër tjerash Milaim Zeka.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Takimi i pare me komandant Remin

Ka qene data 14 ose 16 qershor 1999. Ne Kolovice, sebashku me Jakup Krasniqin, Sabit Veselin (tashme i ndjere), Bajram Kosumin e disa te tjere, per here te pare po e takoja Remin.

Figura e tij mu lidh me tregimin e gjyshit tim per Azem Galicen, qe duke u nisur nga bemat e tij, e perfytyronin njeri te madh, po kur e takonin shtangeshin nga lartesia e trupit, qe nuk ishte i atyre permasave çfare ishte vizatuar ne fantazin e trurit te njeriut.

Remi ishte djale i pucitur ne veshje dhe mbi te gjitha ne tru. Qe nga ajo kohe jemi takuar dhe e kam pasur te ftuar edhe ne emisionin Parrotlla.

Nje diçka nuk do ta harroje kurre. Kur e arrestoi UNMIK u, me pate thene: Çdo gje qe kane bere ushtaret neper Zona, pergjegjesine duhet ta marrim ne komandantet e zonave.

Po te degjoheshin mendjet sikur ato te Rrustem Mustafes-Remit lidhur me procesin e pergjegjesive te luftes, jam i bindur se nuk do te vinte puna kurre deri te krijimi i Gjykates Speciale.

Por, tani Kosova eshte para nje akti te kryer, jo vetem sa i perket kesaj Gjykate, por edhe shume proceseve te tjera. Prandaj e vetmja gje qe ngelet eshte qe te presim me durim deri ne mbylljen e kesaj drame, qe shpresoj te mos i denoje djemte per krimet e te tjereve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat