Haradinaj uron Komitetin Olimpik të Kosovës - Bota Sot
Haradinaj uron Komitetin Olimpik të Kosovës

Aktuale

Haradinaj uron Komitetin Olimpik të Kosovës

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 22:13
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në mbrëmjen e Komitetit Olimpik të Kosovës me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbrëmjen e Komitetit Olimpik të Kosovës me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë, ka uruar këtë Komitet, 

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, kreu i ekzekutivit ka shkruar se “ajo që para katër vjetësh ishte ëndërr e jona, sot, falë punës së palodhur të shumë grave e burrave është realitet që na bën krenarë”.

Haradinaj përmes këtij postimi ka thënë se vullneti dhe pasioni i Majlinda Kelmendit duhet të na shërbej si frymëzim për të mbrojtur ngjyrat e flamurit të Kosovës, 

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Ajo që para katër vjetësh ishte ëndërr e jona, sot, falë punës së palodhur të shumë grave e burrave është realitet që na bën krenarë.

Kënaqësi t’i bashkohesha Mbrëmjes së Komitetit Olimpik të Kosovës, me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si rast ideal për të bërë thirrje në mbështetje të talentëve të rinj të vendit tonë, duke investuar në rrugëtimin e tyre drejt majave të suksesit.

Të na shërbej vullneti dhe pasioni i Majlindës, si frymëzim për të mbrojtur ngjyrat e flamurit tonë.

Gëzuar familjes olimpike!. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...