Abdixhiku: 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë, ky është veçse fillimi

Aktuale

Abdixhiku: 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë, ky është veçse fillimi

Nga: N.H Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Kontigjenti i parë me pajisje ushtarake për Ushtrinë e Kosovës nga SHBA-ja tashmë ka mbërritur në Kosovë.

Lidhur me ketë, ka folur edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë si në okupim, në luftë, në paqe me mbeshtetje nga SHBA-të, "51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë". Sipas deputetit të LDK-së, ky është veçse fillimi.

Ja postimi i tij në Facebook:

Historia që s’duhet harruar kurrë:

- 1992 Amerika vendosë vijë të kuqe për Kosovën.
- 1999 Amerika intervenon ushtarakisht për Kosovën.
- 2008 Amerika sponzorizon pavarësinë e Kosovës.
- 2018 Amerika mbështetë e ushtrinë e Kosovës.

Në okupim, në luftë, në paqe. 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë. Ky është veçse fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat