Gorani: Projektrezoluta e PSD-së për dialog nuk negociohet

Aktuale

Gorani: Projektrezoluta e PSD-së për dialog nuk negociohet

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 23:39
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani, ka deklaruar se projektrezoluta dhe projektligji për dialogun me Serbinë i këtij subjekti politik nuk mund të negociohen.

Ai ka thënë  se Kuvendi i Kosovës ose duhet ta hedhë poshtë në tërësi përpjekjen e PSD-së, ose ta pranojë në tërësi.

Ai ka treguar se këto dy dokumente janë të ndërlidhura njëri me tjetrin.

Sipas Goranit, rezoluta pa ligj nuk ka fuqi detyruese, kurse ligji pa rezolutë nuk ka kuptim politik.

Deputeti i PSD-së ka thënë se dokumentet e kësaj partie formojnë institucionin negociator të Kosovës për procesin e dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat