BE sot heq taksën ndaj Serbisë dhe ndalon Ushtrinë e Kosovës? - Bota Sot
BE sot heq taksën ndaj Serbisë dhe ndalon Ushtrinë e Kosovës?

Aktuale

BE sot heq taksën ndaj Serbisë dhe ndalon Ushtrinë e Kosovës?

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 08:10
Foto

Mediat serbe raportojnë se Këshilli i BE-së do ta përsëris qëndrimin që Prishtina duhet ta shfuqizon vendimin për rritje të taksës në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Krerët e diplomacisë evropiane sot do të takohen në Bruksel për të shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimore.

Mediat serbe raportojnë se Këshilli i BE-së do ta përsëris qëndrimin që Prishtina duhet ta shfuqizon vendimin për rritje të taksës në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Po ashtu, thuhet se ata do të insistojnë që mandati i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) mund të ndryshojë vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe me dialog mes palëne të përfshira, 

Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare në BE, në takimin e fundit të vitit do të diskutojnë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Edhe pse nuk parashihen konkludime, mediat serbe raportojnë se Ministrat do të përqendrohen tek gjendja në Bosnjë e Hercegovinë pas zgjedhjeve, marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës në lidhje me emrin, dhe ngjarjet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat