Dje ishte dita për të përmbysur pushtetin!

Aktuale

Dje ishte dita për të përmbysur pushtetin!

Nga: N.Sh Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 08:49
Pamje nga protestat në Kosovë

Dita e djeshme, ishte dita kundër korrupsionit në botë, ditë kjo e cila është shënuar edhe në Kosovë.

Përveç disa reagime të opozitës dhe shoqërisë civile të cilat shkuan si uji, nuk ndikuan në popull.

Dita kundër korrupsionit, është dashur që në Kosovë të shënohet me një protestë derisa të largohet kjo klasë politike, e cila ka zhvatur me paranë publike.

Se në Kosovë ka shumë korrupsion tashmë është dëshmuar në shumë raste.

Image
Faton Mehmeti

“Nuk mund të shënohet dita Kundër Korrupsionit në një vend të korruptuar, do ishte edhe ironike. Gjithsesi kjo ditë, pra 9 dhjetori do të duhet të na shërbente për reflektim në shoqëri ashtu edhe te politikanët, se ku jemi dhe çfarë nuk kemi bërë si duhet”, thotë analisti politik, Faton Mehmeti.

Sipas tij, kjo ditë duhet të zgjoj nga gjumi shoqërinë për të larguar një orë e më parë këtë klasë politike të korruptuar.

“Në këtë ditë duhet të protestonim i madh dhe i vogël, në këtë ditë do të duhet të shënohej përmbysja e kësaj klase politike e cila po ndihet rehat pasi askush nuk po iu prish terezinë”, potencon ai për gazetën “Bota sot”. 

Ai shton se, kjo ditë në Kosovë as nuk shënohet as nuk protestohet, duke dëshmuar se në çfarë apatie ka rënë shoqëria e vendit, e kapur nga një bandë politike tërësisht e korruptuar dhe kriminale.

“Sot, si asnjë ditë tjetër është dita për të ngritur zërin kundër krimit, korrupsionit që po e rrënon këtë shtet të ngritur mbi vuajtje dhe sakrifica. Sot duhet të protestohet”, deklaroi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat