Media serbe: Liderët nga Kosova që s’do të mund t’i shpëtojë imuniteti nga Specialja

Aktuale

Media serbe: Liderët nga Kosova që s’do të mund t’i shpëtojë imuniteti nga Specialja

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:07
Hashim Thaçi , Kadri Veseli, Ramush Haradinaj

Mediat serbe i ka kushtuar një tekst Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe emra të cilët sipas tyre mund të jenë të ftuar nga kjo gjykatë.

Teksti nis me ftesën që Zyra e Prokurorit Special i ka bërë ish komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, që është ftesa e parë dhe e vetmja,

Në top dhjetëshe sipas mediave serbe bëjnë pjesë edhe emrat e tre liderëve të Kosovës.

“Ndër dhjetë të parët mund të jenë Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Daut Haradinaj, pastaj Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe daja i tij Azem Syla, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, Zëvendësministri i FSK-së, Agim Ceku. Akuza mund të ketë edhe për disa emra publik më pak të njohur, ish anëtar të UÇK-së, Shukri Buja dhe Sokol Dobruna”, thuhet në tekst.

Aty thuhet më tej se ish drejtuesit e UÇK-së nuk do të mund t’i shpëtojë imuniteti nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat