Reagimi i ish-agjentit të SHIK-ut: Këta janë personat që çarmatosën UÇK-në, vodhën fondet e luftës dhe lanë Kosovën pa Ushtri

Aktuale

Reagimi i ish-agjentit të SHIK-ut: Këta janë personat që çarmatosën UÇK-në, vodhën fondet e luftës dhe lanë Kosovën pa Ushtri

Nga: N.Sh Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:46
Mjeti ushtarak amerikan pë Ushtrinë e Kosovës

Ish-agjenti i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së dhe policisë, ka reaguar ndaj atyre që po duan të jenë bajraktar të Ushtrisë, e cila pritet që të formohet këtë të premte nga Qeveria e Kosovës.

Ai ju thotë atyre bajraktarizmave që mos të harrojnë pasi, janë pikërisht ata që e kanë çarmatos UÇK-në dhe i kanë vjedhur fondet e luftës.

Miftari përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, pikërisht këta janë ata persona që e kanë lanë Kosovën pa Ushtri.

“Ka filluar bajraktarizmi për çështje të ushtrisë hale pa ja nisur mirë, mos harroni ju jeni pikërisht qata që e kanë çarmatos UÇK dhe i keni vjedh fondet e ushtrisë për luftë, ju jeni pikërisht qata që 20 vjet Kosovën e keni lan pa ushtri duke gënjyer 20 vite nën stop se TMK pastaj edhe FSK janë ushtri.

Ju nuk keni të drejt të flisni e të na fryheni tani si Çuranat për formimin e ushtrisë apo për armët që do ti ketë ushtria jon, pasi ju me veprimet e juaja mafioze e me misione të renegatëve keni qen kundërshtarët kryesor që Kosova nuk  ka ushtri të veten gjer sot”, shkruan Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat