Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert në hapjen e Javës kundër Korrupsionit tha se Kosova ka ligje të mira por se ato nuk po zbatohen në praktikë.
“Jam këtu që të thëm se një pjesë e korrupsionit është pjesë e përditshme në qeveritë tona sepse ka ndikim edhe në zhvillimin socio ekonomik. Në realitet Kosova ka miratuar çështjet kyqe për konfliktin e interesit, Kosova është në vijë me praktikat evropiane por konflikti i interesit nuk e lejon zbatimin e këtyre ligjeve, andaj kemi mungesë të ndëshkimit të shërbyesve civil që e kalojnë vijën e konfliktit të interesit”, tha Chabert.