Petritsch: BE duhet të bisedojë me SHBA për ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Petritsch: BE duhet të bisedojë me SHBA për ushtrinë e Kosovës

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:15
Diplomati austriak Wolfgang Petritsch

(E plotësuar) - Diplomati austriak Wolfgang Petritsch tha sot se kreu i diplomacisë evropiane Federica Mogherini duhet të bëjë një përpjekje të vendosur për të sjellë Beogradin dhe Prishtinën në një dialog konstruktiv.

Ai tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është aktualisht në një situatë vendimtare, por të rrezikshme për shkak të gjërave që kanë ndodhur në periudhën e mëparshme, si ngritja e tarifave doganore për produktet nga Serbia dhe votimi negativ për pranimin e Kosovës në Interpol.

"Unë mendoj se tani ne kemi nevojë për një përpjekje të vendosur nga shefja e diplomacisë evropiane  Federica Mogherini që t'i kthejë të dy palët në një dialog edhe më konstruktiv", u tha Petritsch gazetarëve në Beograd ku po merr pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Dialogut Strategjik  "Iniciativa e Brezit dhe Rruga për Ballkanin".

I pyetur për masat e reja të shpallura nga Kosova, ai kujtoi se Bashkimi Evropian shprehu qartë kundërshtimin ndaj kësaj mase.

"Unë besoj se çdo vend i BE-së e konsideron se kjo është e nevojshme. Ne nuk mundemi në Evropë, ku duam të heqim taksën, tani për të ngritur barriera të tilla," tha Petritsch.

I pyetur se si BE mund ta bëjë këtë, ai tha se BE nuk ka ushtrinë e vet, por duhet të negociojë dhe të nxisë partnerët e Prishtinës për të tërhequr masat.

"Dialogu duhet të jetë i hapur dhe duhet t'i afrojë njerëzit më shumë, dhe jo t’i ndajë ata,"tha Petritsch.

***

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch tha sot se Bashkimi Evropian do të duhet të bisedojë me SHBA për transformimin e forcave të sigurisë të Kosovës në ushtri, në mënyrë që të gjejë një qëndrim të përbashkët mbi çështjen.

Petritsch u tha gazetarëve në Beograd se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë prioritet në çdo rast dhe se siguria në Kosovë tashmë është e garantuar nga forcat e NATO-s dhe KFOR-i.

Ai përkujtoi se NATO, për shembull, kundërshton mënyrën e formimit të ushtrisë siç është paralajmëruar nga Prishtina, por se kjo mbështetet nga SHBA.

"Tani BE do të duhet të flasë me SHBA, të gjejë një gjuhë të përbashkët me NATO-n, dhe pastaj të bisedojë me Prishtinën", tha Petritsch.

Kjo, siç thotë ai, është vendimtare për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe sigurisht kjo çështje nuk ndihmon në këtë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat