Visar Ymeri shprehet i shqetësuar për Sllobodan Petroviqin

Aktuale

Visar Ymeri shprehet i shqetësuar për Sllobodan Petroviqin

Nga: N.Sh Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:27
Sllobodan Petroviq

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i cili u largua nga ky subjekt politik për të iu bashkua PSD-së, ka reaguar për trysnisë e ushtruar nga Agjencia Inteligjente e Serbisë ndaj deputetit serb Sllobodan Petroviq.

Ymeri përmes një shkrimi në Facebook, thotë se rrëfimi i Petroviqit është shqetësues dhe duhet reaguar ndaj kësaj.

Ymeri shprehet se ky nuk është rasti i vetëm, pasi thotë se kështu janë kërcënuar edhe pjesëtarët e FSK-së të cilët u detyruan ta lëshojnë vendin e punës.

“Këto raste dëshmojnë se Serbia ka qenë dhe mbetet problem kryesor dhe shkaktari i mos integrimit të serbëve në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Sepse kështu, dhe vetëm kështu, Serbia mund t’i instrumentalizojë ata për qëllimet e veta politike”, shkruan Ymeri në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë shkrimi i Visar Ymerit:

Rrëfimi i deputetit Sllobodan Petroviq për trysninë e ushtruar ndaj tij nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë është shqetësues. Ndaj kësaj duhet të reagojmë. Jo vetëm pse Serbia po vazhdon me kërcënimin, shantazhin dhe dhunën ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por edhe për shkak të qëllimit politik të kësaj lloj trysnie. Dhe ky nuk është rasti i vetëm: në të njëjtin drejtim janë edhe rastet e kërcënimeve të shumta ndaj pjesëtarëve të FSK-së të cilët janë detyruar ta lëshojnë vendin e punës.

Këto raste dëshmojnë se Serbia ka qenë dhe mbetet problem kryesor dhe shkaktari i mos integrimit të serbëve në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Sepse kështu, dhe vetëm kështu, Serbia mund t’i instrumentalizojë ata për qëllimet e veta politike. Në këtë pikë shihet qartë që interesat e Serbisë në Kosovë janë të kundërta, madje përjashtuese, me interesat e serbëve të Kosovës. Këta të fundit edhe kanë, por edhe kanë filluar ta shohin, interesin e tyre qytetarë në integrim e jetesë të përbashkët.

Republika e Kosovës është shtet i të gjithë qytetarëve të saj pa dallim. Dhe duhet të marrë përgjegjësi për mbrojtjen dhe mirëqenien e të gjithëve. Secila trysni, secili kërcënim, secili akt dhune, ndaj cilitdo qytetarë të Republikës së Kosovës është shqetësues, dhe duhet të jetë i papranueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat