"Zgjohu, o Shpend!? O tërtaç"

Aktuale

"Zgjohu, o Shpend!? O tërtaç"

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:46
Shpend Ahmeti

Anëtari i LDK-së, Bardhyl Meta, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për vonesat në dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Ai e ka bërë një krahasim të pazakontë  të kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti me një lloj traktori të vjetër i cili ecë shumë ngadalë.

“Zgjohu, o Shpend!? O Tërtaç* – po t’zënë çdo vit n’befasi, festat e fundvitit!!!? Pse o Shpend Ahmeti – se dekoron këtë Kryeqytet t’bekuem, Prishtinën – atëherë, kur dekorohen të gjitha qytetet në mbarë botën…!?”, ka shkruar meta në Facebook..

“Pse, o dembel i pa organizuem!? Ti ishe jo vetëm dembel, por edhe pikë dashurie s’kishe për këtë qytet e për qytetarët e Prishtinës – për Kryeqytetin e Republikës – ku përveç nesh, jetojnë edhe mijëra ndërkombëtarë me fëmijë e familje, e që me t’drejtë thonë “çfarë qenka ky vend, që s’dekorohet për fund vit, e ku na degdisi jeta n’këtë zymtësi…”! Pikë dashnie e respekti s’kishe – as për punën, as për funksionin e as për përgjegjësitë që ke ndaj qytetarëve!?”.

Meta ka thënë se Ahmeti tash e pesë vjet qeverisje ende nuk ia ka marrë dorën që së paku një bredh ta vendosë në kohë.

“Pak po t’duket gjithë zymtësia që kemi, e që na i mbyti ajri ndotur fëmijët (bashkë me ne) – po as dy tre dekorimi s’je në gjendje me i organizu, pa ardh Kërshëndellat dhe Viti Ri!?”.

Pastaj Meta ka dhënë edhe sqarimin e shprehjes “tërtaç”.

“*Tërtaç – u thonim disa traktorëve të vegjël, shumë të vegjël, me motor dy-taktësh, që kishin shpejtësinë më t’madhe 10 km / n’orë – e me të cilët në lagjet e Prishtinës, shitej dikur Rrushi!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat