Lirohen dy të dyshuarit për kërcënim ndaj drejtorit të KEK-ut

Aktuale

Lirohen dy të dyshuarit për kërcënim ndaj drejtorit të KEK-ut

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 14:24
Njazi Thaçi

Lirohen dy personat e arrestuar lidhur me kërcënimin ndaj drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçi.

Lajmin e konfirmoi Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Beka për kallxo tha se Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pasi që në veprimet e të dyshuarve nuk janë vërejtur elemente të kanosjes serioze.

Ai tha se edhe vetë i dëmtuari Njazi Thaçi gjatë marrjes në pyetje nga Prokurorja Merita Shala kishte deklaruar se nuk ishte ndjerë i kërcënuar por ishte frikësuar për familjarët e vetë pasi që rasti kishte ndodhur afër shtëpisë së tij.

Të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet më tej sipas procedurave ligjore, tha kryeprokurori Beka.

Njazi Thaçi ishte kërcënuar afër banesës së tij në Prishtinë mbrëmjen e të premtes së kaluar. Kërcënimi kishte të bënte për punësim në një konkurs të shpallur së fundmi nga KEK.

Një ditë më vonë, Policia kishte identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar për këtë kërcënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat