Thaçi: Të përkushtuar për forcimin e të drejtave të njeriut

Aktuale

Thaçi: Të përkushtuar për forcimin e të drejtave të njeriut

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 16:16
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut hapi rrugën për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin dhe avancimin e të drejtave dhe lirive fondamentale të njeriut.

Postimi i plotë:

Sot bota shënon 70-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që historikisht njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Ishte kjo deklaratë që hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë. Të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës dhe ne mbesim të përkushtuar në forcimin dhe avancimin e tyre. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat