Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Mogherinit

Aktuale

Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Mogherinit

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 16:37
Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini

Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka ndryshuar sa i përket vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Kontaktuar së fundi nga media , nga zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj pavarësisht kërkesave të Federica Mogherinit, shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian për të tërhequr vendimin e taksës, bënë me dije se taksa hiqet vetëm kur Kosova pranon njohje nga Serbia.

”Taksa hiqet në momentin kur kemi njohje nga Serbia dhe Kosova i ka argumentet e forta pse eshtëe vendosur kjo taksë. Nuk është respektuar marrëveshja e CEFTA-s dhe e gjithë kjo është bërë në mbrotjeje të sovranitetit dhe ekonomisë së vendit”, është thënë në reagimin e Qeverisë së Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini së fundi në një adresim publik i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta revokojë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Ajo ka thënë se iu takon Kosovës dhe Serbisë se si do të duket marrëveshja finale mes tyre por sipas saj, nuk do të pranohet kufi me linja etnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat