Qeveria paralajmëroi masa shtesë, Hahn kërkon zgjidhje të shpejt për taksën

Aktuale

Qeveria paralajmëroi masa shtesë, Hahn kërkon zgjidhje të shpejt për taksën

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 18:22
Johannes Hahn

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot kanë mbajtur takim.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pas takimit të diplomatëve të BE-së, ka thënë se ministrat evropianë i japin mbështetje të plotë vazhdimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Mogherini ka rikujtuar se tani ka vështirësi të mëdha në dialog edhe për shkak të vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, pas këtij takimi ka folur edhe komisioneri evropian për Negociata dhe Zgjerim, Johannes Hahn i cili e ka përsëritur qëndrimin e tij për taksën.

Hahn ka thënë se taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës shkelë rregullat e tregtisë së lirë dhe frymën e bashkëpunimit që është duke u përpjekur të krijohet në politikën rajonale të Kosovës.

“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të shpejtë, sepse kjo është në interes të të gjithëve”, është shprehur Hahn.

Ai ka shtuar se kohëzgjatja e këtyre masave të Kosovës është në kundërshtim me parimet evropiane.

Theksojmë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është i vendosur në mos heqjen e taksës.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se ditët në vijim do të marrë edhe masa shtesë ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat