Gani Thaçi flet pas arrestimit të Enis Qerkës, thotë se nuk është shoferi i tij por e njeh si djalë të mirë

Aktuale

Gani Thaçi flet pas arrestimit të Enis Qerkës, thotë se nuk është shoferi i tij por e njeh si djalë të mirë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 19:24
Gani Thaçi dhe Enis Qerka

Gani Thaçi, vëllai i presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas shkrimeve në media se kinse shoferi i tij Enis Qerka është arrestuar për drogë në kufirin me  Maqedonisë.

“Enis Qerka nuk është shoferi im”, ka treguar ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se Qerka i cili është arrestuar nën dyshimin e posedimit të lëndëve narkotike është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

“Emri im është lakuar sot nëpër portale se gjoja shoferi im është arrestuar, unë dua ta demantoj se Enis Qerka nuk është shoferi im. Enisi është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimitqë 6 vite në pozitën e shefit të logjistikes”, ka thënë ai.

Thaçi ka shtuar gjithashtu se rasti ka ndodhur në ditë vikendi.

“Ky rast ka ndodhur të shtunënpër të cilën unë nuk marrë përgjegjësi, Enisi nuk ka qenë me veturë zyrtare “, ka shtuar Thaçi.

Teksa ka shtuar se nuk merr përgjegjësi për veprimet e askujt.

“Enisi është një djalë i mirë por unë nuk marrë përgjegjësi dhe nuk garantoj për askënd”, ka thënë ai.

Gani Thaçi ka deklaruar se e gjithë kjo është bërë nga mediumet me tendencë.

“Mediumet që kanë bërë publik të tillë janë tendencioze ndaj meje”, ka përfunduar Thaçi.

Ndërsa avokati i Selim Qerkës, Arsim Bilalli ka thënë se në veturë nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë.

“Në veturë nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë”, ka thënë Bilalli.

Ai ka shtuar gjithashtu se nuk ka përputhje mes aktvendimit dhe arsyetim.

“Nuk ka përputhje të aktvendimit dhe arsyetimit, në aktvendim thuhet se arrestimi ka ndodhur për sasi të narkotikëve ndërsa në pjesën tjetër thuhet se ka qenë marrëveshje për kalim të veturës në Maqedoni”, ka shtuar ai.

Sipas avokatit Billalli nuk ka pasur bazë për inicim penal.

“Nuk ka vend për dyshim tëbazuar, bile nuk ka pas vend as për inicim të kësaj procedure penale”, ka përfunduar ai./Indeksonline

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat