“Sjellja e Qeverisë së Kosovës, dëmton edhe shqiptarët”

Aktuale

“Sjellja e Qeverisë së Kosovës, dëmton edhe shqiptarët”

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 00:15
Qeveria e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq mendon se masat e reja ndaj Serbisë nga ana e Kosovës nuk do të sjellin asgjë të mirë, jo vetëm për serbët e shqiptarët por për gjithë rajonin.

Stefanoviq ka thënë sot se Prishtina po vazhdon të shfaq agresion ndërsa qëllimi i vetëm i saj është dëbimi i serbëve nga Kosova dhe spastrimi etnik i tyre.

“Pas masave skandaloze ekonomike të cilat janë shkelje e marrëveshjes së CEFTA-së, ata tani do shpallin masa të reja që shkelin Rezolutën 1244 dhe të gjitha rregulloret tjera ndërkombëtare”.

Sipas tij, lëvizjet e institucioneve të Kosovës kërcënojnë rritjen e një lufte të re hibride kundër popullit serb.

“Këto institucione janë të obsesionuara që të poshtërojnë serbët dhe nuk po e shohin se kjo po i dëmton edhe shqiptarët. Në këtë situatë Serbia nuk do të lejojë që serbët të jenë të poshtëruar. Ne duhet të gjejmë një mënyrë dinjitoze dhe paqësore për t’i mbrojtur interesat e popullit tonë”, ka deklaruar Stefanoviq.

Tutje, ministri serb ka thënë se presin reagim nga BE-ja dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar që të mbroj të drejtat e njeriut në Kosovë dhe të ndalojë sjelljen jonormale të autoriteteve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat