Sot diskutohet për zbatimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit

Aktuale

Sot diskutohet për zbatimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 08:02
Foto

Sot në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, do të diskutohet për Zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ.

Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018”, sot prej orës 11:00 do të mbajë tryezën e diskutimit me temë: “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”, 

Kurse, prej orës 14:00 – 16:00, në lokacionin e njëjtë, do të organizohet tryeza e diskutimit me temën “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”.

Gjatë kësaj dite, do të ketë edhe aktivitete të tjera, të cilat organizohen në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat