Apostolova flet për rolin e rinisë në luftimin e korrupsionit

Aktuale

Apostolova flet për rolin e rinisë në luftimin e korrupsionit

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:03
Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se Kosova nuk do të arrijë progres drejt Evropës pa angazhimin aktiv të rinisë.

Sipas saj është shumë e rëndësishme që të rinjtë të angazhohen në luftën kundër korrupsionit.

Këto komente Apostolova i ka bërë gjatë diskutimit me të rinjtë e shkollave të mesme për temën "Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes".

"Korrupsioni natyrisht që është një nga prioritetet e BE-së, këtu në Kosovë është e rëndësishme posaçërisht pasi korrupsioni ndalon progresin, arsimin, shëndetësinë. Korrupsioni dhe nepotizmi, korrupsioni rrezikon të ardhmen e vendit që jeni ju rinia. Kjo është arsyeja pse BE-ja punon me Kosovën", tha ajo, përcjell KosovaPress.

Ajo shtoi se rinia e sotme janë liderët e së ardhmes

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ëshë shprehur se korrupsioni duhet të lufton për çdo ditë.

"Parandalimi i korrupsionit është shumë më i lehtë sesa luftimi. Ketë parandalim mund ta bëni ju rinia e Kosovës. Në Kosovë ka plotë pilitikan qe nuk janë të korruptuar. Personat e korruptuar dëshirojnë ti përfshijnë të gjithë si të korruptuar", tha ai.

Drejtori i Agjencisë Kundër korrupsion, Shaip Havolli, ka folur për punën që e bëjnë në fushën e arsimit.

"Është e vërtet se edhe në arsim ka korrupsion. Gjatë këtij viti kemi trajtuar disa raste në UP. Që kanë të bëjnë me nepotizëm, marrje dhe dhënie ryshfeti dhe plagjiaturë. Një numër i zyrtarëve dyshohet se janë pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat