Haxhiu: Jo të gjithë zyrtarët janë të korruptuar

Aktuale

Haxhiu: Jo të gjithë zyrtarët janë të korruptuar

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:48
Albulena Haxhiu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të Organizatës Globale të Parlamentarëve Kundër Korrupsionit (GOPAC) kanë organizuar  tryezë për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë kësaj tryeze, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se vendet të cilat kanë papunësinë më të madhe  kanë edhe probleme të mëdha me korrupsionin.

“Kur flasim për krimin dhe korrupsionin jogger të fundit po diskutohet më shumë po flasim për diçka korrupsioni i madh sjell edhe mos zhvillim ekonomik. Vendet që kanë papunësinë më të madhe kanë edhe probleme të mëdha me korrupsion. Po ashtu, ka sjellë edhe humbjen e besimit të qytetarëve tek institucionet, pasi ata mendojnë se të gjithë janë te korruptuar, por unë mendoj që jo, jo të gjithë zyrtarët janë të korruptuar”, ka thënë Haxhiu, 

Sipas saj, Kosova ka nevojë për legjislacion që është vetëm rigoroz.

“Një prokuror kur e sheh që një zyrtar ka të hyra marramendëse duhet ta hetoj dhe të pyes se ku i ka marrë ato pasuri. Paralajmërimi i Qeverisë për shtesat për prokuroret është jo i duhuri nuk duhet qeveria të merret me vendimin për shtesat për prokurorët është Kuvendi që merr këtë vendim”, ka përfunduar Haxhiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat