Qytetarët e Kosovës i vërsulen presidentit Thaçi në Facebook

Aktuale

Qytetarët e Kosovës i vërsulen presidentit Thaçi në Facebook

Nga: D.RR Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 12:04
Hashim Thaçi

“Korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike dhe aktivitetet në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit janë shumë të rëndësishme për krijimin e një dinamike të re në luftën kundër kësaj dukurie negative. Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë. Funksionalizimi i tërë mekanizmave që merren me zhbërjen dhe parandalimin e korrupsionit është hap jetik për forcimin e shtetit të së drejtës. HTH”, kështu ka shkruar dje presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook në kuadër të javës kundër korrupsionit.

Mirëpo, qytetarët e Kosovës nuk e pëlqyen postimin e presidentit, pasi shumica nga ta u tallen me presidentin, shumë e ofenduan në komente, përcjellë "Bota sot".

Më poshtë mund t’i lexoni komentet në postimin e Thaçit:

Image
Image
Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat