Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun

Aktuale

Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 16:23
Ramush Haradinaj dhe Frederica Mogherini

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj e ka kritikuar shefen e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas kryeministrit Haradinaj Mogherini e ka mbytur dialogun dhe e ka çrregulluar.

Haradinaj: Mogerini, e ka mbyt dialogun

“Mendoj se zonja Mogerini, e ka mbyt dialogun, pra e ka çrregulluar nga një dialog për normalizim, e ka kthyer në dialog për territore për kufijë=, e për shkëmbime që në Ballkan dihet çka nënkupton, destabilizim. Realisht i ka shkaktuar dëm rajonit tonë”, tha Haradinaj.

I pyetur nga mediat se për Vitin e Ri a do të ndodhë liberalizmi, kryeministri Haradinaj me shaka tha se edhe pak ditë kanë mbetur.

Haradinaj: Pak ditë kanë mbetur për liberalizim

“Pak ditë kanë mbetur, por nuk di si me të thënë, pak ditë kanë mbetur”, deklaroi ai. 

***

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka kritikuar ndërmjetësuesen e dialogut Kosovë- Serbi për ndryshimin e karakterit të këtij dialogu.

Ai e ka fajësuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së në Kosovë, Frederica Mogherini se e ka kthyer dialogun në biseda për territore.

“Z. Mogherini e ka mbyt dialogun nga çështjet teknike e ka kthyer në terriore, është për keqardhje që ta lejojnë një ç’rregullim kaq të madh. Mendimi i saj për mua nuk vlen”.

Muajt e fundit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë rolin reprezentativ në atë që po quhet dialogu final i Kosovës me Serbinë.

Thaçi nuk ka hezituar që të përmend edhe çështjen e kufijve në një marrëveshje eventuale të dy shteteve.

Këtë ide e kishte kundërshtuar fuqishëm kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat