Taksa 100% ndaj Serbisë dhe presionet ndërkombëtare, ja çka duhet të bëjë Kosova

Aktuale

Taksa 100% ndaj Serbisë dhe presionet ndërkombëtare, ja çka duhet të bëjë Kosova

Nga: D. B. Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 16:24
Ilustrim

Kërkesa e Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas drejtuar Prishtina zyrtare që anulojë, ose të paktën të pezullojë zbatimin e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serb, duhet parë në vazhdën e presionit ndërkombëtar, sidomos nga BE-ja që po bëhet ndaj Kosovës për heqjen e kësaj takse.

Kështu ka vlerësuar opinionisti Nexhat Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo vjen nga preokupimi i Brukselit që marrëdhëniet e tensionuara në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij këto tensione jo vetëm që mund të shpien në ndërprerjen e dialogut, por edhe situata e përgjithshme e sigurisë mund të përshkallëzohet.

Image
Nexhat Haziri

“Kjo gjë do ta rrezikojë stabilitetin politik dhe atë të sigurisë në Ballkan dhe bashk më të edhe projekti evropian për integrimin e rajonit në BE, për të cilin projekt është papenguar bukur shumë nga BE-ja, por edhe nga vetë Gjermania si shtet kryesor i BE-së. Por gjithashtu institucionet e Kosovës, duhet ta shfrytëzojnë këtë moment të krijuar edhe pse përballën më këtë presion, në mënyrë që ti vënë kushtet e tyre për heqjen apo pezullimin e masave ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar se një nga kushtet më të duhura është që BE-ja ta pranoj një lloj reciprociteti, që Kosova ka të drejtë ta vë në raport me ato shtet të cilat nuk sillen ndaj saj si edhe me shtet e tjera.

“Është jo legjitime që të kërkosh nga Kosova që të respektoj rregullat, ligjet dhe marrëveshjet e ndryshme në raport Serbinë dhe Bosnjës, kur e njëjta që nuk iu kërkohet edhe këtyre dy shteteve në raport me Kosovën”, ka thënë opiniosti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat