Viti i Ri i zë qytetarët e Kosovës me viza, ja çka thotë Haradinaj

Aktuale

Viti i Ri i zë qytetarët e Kosovës me viza, ja çka thotë Haradinaj

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 17:38
Ramush Haradinaj

Kosovarët edhe këtë Vit të Ri do ta kalojnë me viza. Këtë e ka rikonfirmuar gjatë ditës edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Pak ditë kanë mbetur, s`di çka të them” ishte përgjigjja e shkurtër e Haradinajt ndaj pyetjes së gazetarëve pas mbledhjes së sotme të Qeverisë se a do t`i gjejë kjo festë qytetarët e Kosovës me viza.

Se kosovarët nuk do të lëvizin lirshëm në Evropë deri në vitin 2020 e konfirmoi ditë më parë gjatë një vizite në Kosovë, edhe Komisionieri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat