Thaçi: Granti madhor për Kosovën, lajm i mrekullueshëm nga SHBA

Aktuale

Thaçi: Granti madhor për Kosovën, lajm i mrekullueshëm nga SHBA

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 20:30
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Mike Pompeo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i lumtur për ndarjen e një granti madhor nga qeveria amerikane, për investime në fushat ekonomike, siç është energjia.

“Sonte erdhi edhe një lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria Amerikane, nëpërmjet Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, ka vendosur të ndajë edhe një grant madhor për Kosovën, për investime në fushat kryesore ekonomike, siç është edhe energjia”.

Kreu i shtetit të Kosovës, tha se Kosova pas një performance të mirë dy vjeçare u rikthye në programin “Kompakt”, nga bordi i Koorporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, që udhëhiqet nga sekretari i SHBA-ve, Mike Pompeo.

“Bordi i MCC-së i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka rikthyer Kosovën në programin “Kompakt”, pas një performance të mirë dyvjeçare. Tani MCC-ja i ka mundësuar Kosovës që të tërheqë mjete nga dy programe: Threshold dhe Kompakt”.

Thaçi me këtë rast shprehu falënderime për drejtorin Nash, sekretarin Pompeo dhe ekipin e MCC-së në Kosovë që udhëhiqet nga Petrit Selimi dhe Sarah Olmstad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat