Komandanti që nuk pranon të shkojë në Gjykatën Speciale, ja për çka akuzohet

Aktuale

Komandanti që nuk pranon të shkojë në Gjykatën Speciale, ja për çka akuzohet

Nga: N.H Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 20:39
Remzi Shala i njohur me pseudonimin "Molla e kuqe".

Nga Haga nuk kanë të ndalur ftesat për personat e parë që do të intervistohen. I pari i cili është ftuar nga kjo gjykatë është ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ndërsa ftesa e fundit është për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me pseudonimin "Molla e kuqe".

Edhe pse deri më tash të gjithë që kanë marrë ftesë kanë konfirmuar se do të shkojnë në Hagë. Remzi Shala është rasti i parë që thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës.

Remzi Shala që gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe” dyshohet se ishte i përfshirë në privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.

Lexo edhe këtë: Komandanti i njësisë Speciale të UÇK-së që nuk do t’i dorëzohet Gjykatës Speciale

Prokuroria Speciale më 19 tetor 2016 ngriti aktakuzë ndaj Remzi Shalës për krime lufte ndaj popullatës civile.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori vendor Haki Gecaj, Remzi Shala akuzohet se në qershor të 1998-ës bashkë me disa persona tjerë pjesëtarë të UÇK-së kanë privuar nga liria Haxhi Përteshin, i cili disa ditë më pas është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat