Haradinaj: Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan

Aktuale

Haradinaj: Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 21:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sapo është telefonuar nga Drejtori Ekzekutiv i agjencionit federal amerikan - Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, për t’ia kumtuar lajmin e Bordit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që kryesohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, se ka vendosur t’i jap Kosovës Marrëveshjen Kompakt.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sapo me telefonoi Drejtori Ekzekutiv i agjencionit federal amerikan - Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, për të më kumtuar lajmin e jashtëzakonshëm se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që kryesohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka vendosur t’i jap Kosovës Marrëveshjen Kompakt. Kosova kështu është kualifikuar të marr me dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike infrastrukturore, sidomos në sektorin e energjisë.

Ky grant është mbi grantin tashmë të nënshkruar prej 49 milionë dollarësh të Marrëveshjes së mëhershme të Pragut. E falënderova z. Nash për këtë lajm madhor dhe dërgova përmes tij mirënjohjen dhe urimet më të mira për Sekretarin e Shtetit Pompeo, anëtarët tjerë të Bordit, dhe posaçërisht miqtë në Kongres, përfshi Eliot Engel, që kanë ndihmuar këto vite në komunikim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan dhe aleancës se bekuar të Kosovës me ShBA. Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat