Tahiri: Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës me pagat më të larta në Ballkan

Aktuale

Tahiri: Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës me pagat më të larta në Ballkan

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:18
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Aberald Tahiri ka thënë se Kosovës i nevojiten ligje më të forta për të luftuar krimin e  organizuar dhe korrupsionin. Ndërsa ka thënë se gjyqtarët dhe prokurorër kosovarë tash kanë pagat më të larta krahasuar me ata të vendeve të rajonit.

“Do të rrisim edhe kapacitetet humane në sistemin tonë gjyqësorë. Në tre mujorshin e vitit 2019 do të kemi edhe 162 gjyqtarë të ri që do të jenë pjesë e sistemit tonë gjyqësorë…Shpresoj të jenë personalitete kredibile”, tha ai.

Tahiri në “Debat Plus” ka thënë se ministria që ai drejton ka mbështetur sistemin gjyqësor edhe në ngritjen e pagave.

“Bosnja ka paguar më së miri në Ballkan gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa tash Kosova zë vendin e parë në Ballkan për paga. Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës kanë pagat më të mëdha ndër gjashtë vendet e Ballkanit”.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se sot në Kosovë është shtuar efikasiteti të në menaxhimin e sistemit korrektues.

Tahiri ka thënë se sistemi i drejtësisë mund të ketë dështuar në luftimin e korrupsionit në nivele të larta, por sipas tij ka korrupsion shumë të madh edhe në nivelin e shtresave të mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat