Serbia me thirrje dëshpëruese: Ndaleni Ushtrinë e Kosovës!

Aktuale

Serbia me thirrje dëshpëruese: Ndaleni Ushtrinë e Kosovës!

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 00:04
Ushtria e Kosovës

Drejtuesit e shtetit serb e ftojnë bashkësinë ndërkombëtare dhe kontigjentin e KFOR-it, nën udhëheqjen e NATO-s, që t’i ndalojë autoritetet kosovare në formimin e Ushtrisë.

Kështu ka thënë i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Sipas tij, formimi i Ushtrisë së Kosovës do të ishte kërcënim për paqe në rajonin e Ballkanit.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar më herët se Ushtria e Kosovës do të formohet më 14 dhjetor, raporton televizioni rus, RT (Russia Today).

Po ashtu ky televizion, i afërt me pushtetin në Rusi, e citon edhe një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se formimi i ushtrisë është rrugë e rëndësishme drejt anëtarësimit në NATO.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i kenë 5000 ushtarë dhe 3000 rezervistë”, thekson tutje RT.

Kuvendi i Kosovës të premten në një seancë të jashtëzakonshme do t’i votojë tri projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në Ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat