Sllovakia kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Sllovakia kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 07:36
FSK

Sllovakia kundërshton në mënyrë “eksplicite” transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në një forcë të armatosur, tha kryeministri sllovak Peter Pellegrini.

Në një konferencë shtypi pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, në Bratislavë të martën, Pellegrini “theksoi se vendi i tij vazhdon të mbështesë fuqimisht integritetin territorial të Serbisë dhe nuk po ndryshon qëndrimin e tij mbi pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës,” raporton Tanjug.

E para e Qeverisë serbe e ka falënderuar atë për përkrahjen afatgjate lidhur me Kosovën.

“Për ne kjo është një çështje shumë emotive. Populli serb nuk do t’ia harrojë popullit sllovak këtë parim dhe kështu i ndihmohet Serbisë të kemi dialog me Kosovën rreth normalizimit potencial të marrëdhënieve”, ka thënë Bërnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat