Kryemadhi ofron zgjidhjen për 8 kërkesat e studentëve: Rama, t’i miratojmë urgjentisht në Kuvend!

Aktuale

Kryemadhi ofron zgjidhjen për 8 kërkesat e studentëve: Rama, t’i miratojmë urgjentisht në Kuvend!

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 08:26
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka dalë në një konferencë shtypi mëngjesin e sotëm për të njoftuar 2 amendamentet që propozon LSI-ja, të cilat i japin zgjidhje problemit të studentëv dhe që duhen miratuar urgjentisht në Kuvend.

Kryemadhi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që t’i miratojnë urgjentisht nesër në Kuvend me 140 vota.

“Sot ne i  propozojmë Kuvendit  dy amendamentte që zgjidhin përfundimisht 8 kërkesat minimale dhe kostoja e tyre për Edi Ramën është inekzistente. Këto propozime janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kërkesat minimale të studentëve shqiptare,” theksoi Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat