Vuçiq kundërshton Haradinajn: Nuk është Mogherini, këta janë fajtorët për dështimin e dialogut

Aktuale

Vuçiq kundërshton Haradinajn: Nuk është Mogherini, këta janë fajtorët për dështimin e dialogut

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 08:57
Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini

Aleksandar Vuçiq ka mohuar sugjerimet e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është fajtore për situatën aktuale në dialog.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mohuar sugjerimet e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është fajtore për situatën aktuale në dialog.

Ai ka theksuar se për këtë fajtor mund të jenë vetëm Beogradi dhe Prishtina.

Vuçiqit i është kërkuar ta komentojë deklaratën e Haradinajt se Mogherini është fajtore për dështimin e dialogut dhe ai theksoi se nuk pajtohet me të,

“Nuk mendoj se Mogherini ose kush do tjetër janë fajtor të Beogradit ose Serbisë. Përkundrazi. Ajo nuk është fajtore. Për këtë mund të kemi fajin ne dhe Prishtina. Duhet ta kuptojnë mirë në Prishtinë se kush është fajtor, kush është ai që ka kërkuar marrëveshje, e kush nuk i ka dashur ato”, porositi Vuçiq.

Vuçiq gjatë vizitës së sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) ka theksuar se princi, sheiku Mohamed Bin Zayed Al Nahjan ka këshilluar Serbinë ta ruajë paqen.

“Ai e njeh shumë mirë situatën në regjionin tonë, por për herë të parë ka thënë që t’i shmangemi çdo lloj përplasjeje dhe të gjejmë zgjidhje të Kosovës me amerikanët dhe rusët, e që do të pranohet edhe nga evropianët. Ai e kupton se sa është me rëndësi”, u shpreh Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat