Tony Blair mohon përfshirjen në çështjen e Kosovës - Bota Sot
Tony Blair mohon përfshirjen në çështjen e Kosovës

Aktuale

Tony Blair mohon përfshirjen në çështjen e Kosovës

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:00
Ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair

Ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka takuar ditë më parë privatisht Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu është përgjigjur për BIRN, instituti Tony Blair për Ndryshim Global ku dhe është mohuar përfshirja e ish kryeministrit britanik në ndonjë projekt për Kosovën,

“z.Blair e njeh Presidentin Thaçi për kohë të gjatë dhe e ka takuar atë privatisht” thuhet në përgjigjen e Institutit Tony Blair.

“Siç e kemi thënë edhe në të shkuarën, Blair është i interesuar për rajonin dhe njeh njerëz kyç atje dhe dëshira e vetme e tij është që të shohë një zgjidhje me të cilën do të pajtoheshin të gjithë dhe e cila do t’i sillte stabilitet rajonit”.

Është raportuar se Instituti Tony Blair ka kërkuar që ta punësojë një këshilltar për të këshilluar zyrtarët serbë sa i përket qeverisjes.

“Instituti ka një projekt që po vazhdon në Serbi, që ndihmon në ofrimin e shërbimeve publike. Kjo është pjesë e punës së gjerë jofitimprurëse të institutit që përkrahë qeveritë gjithandej nëpër botë dhe sigurohet pa asnjë kosto për Qeverinë e Serbisë”, thuhet në përgjigje.

Edhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se projekti nuk është i financuar nga Qeveria e Serbisë.

Instituti nuk është përgjigjur në pyetjen e BIRN se cila është mënyra e financimit të projektit, por që kanë konfirmuar që Blair ka zhvilluar takime me zyrtarët serbë.

“Si pjesë e punës së sonë në Serbi, z.Blair është takuar me zyrtarët edhe të kësaj administrate edhe asaj së kaluarës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...