Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë raportimit në komisionin për shëndetësi, ka thënë sot se procesi i revidimit të listës së barnave esenciale është në përfundim të tij.
Sipas ministrit Ismaili, ky proces i cili nuk ka ndodhur që nga viti 2012, është një lajm i mirë i cili po ndodhë për shëndetësinë,
“Revidimi i Listës së Barnave Esenciale është një lajm i mirë që po ndodhë për shëndetësinë. Jemi në përfundim të këtij procesi dhe në fillim të vitit tjetër pritet përfundimi i tij. Është për keqardhje që ky proces nuk ka lodhur nga viti 2012 duke ditur rëndësinë e tij”, ka thënë ai.
Këtë vit, në revidimin e kësaj liste, Ministria e Shëndetësisë për herë të parë ka ftuar edhe Agjencionin Kundër korrupsion që të jetë pjesë e komitetit për revidim, në mënyrë që të evitohet secila mundësi për konflikt interesi.
Sipas ministrit Ismaili, revidimi i kësaj liste do të jetë në shërbim të qytetarëve e cila pritet të mbuloj kërkesat kryesore të tyre.