Rumania e Bullgaria i afrohen Shengenit - Bota Sot
Rumania e Bullgaria i afrohen Shengenit

Aktuale

Rumania e Bullgaria i afrohen Shengenit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Parlamenti Europian miratoi një raport duke mbështetur kërkesat e Rumanisë dhe Bullgarisë për t’iu bashkuar zonës Shengen, pavarësisht një mungese konsensusi midis anëtarëve të Këshillit Europian.

Parlamenti Europian të martën miratoi një raport duke theksuar se gatishmëria e Rumanisë dhe Bullgarisë për t’iu bashkuar Marrëveshjes Shengen nuk duhet të lidhet me sundimin e ligjit në të dy vendet, pavarësisht mungesës së konsensusit në këtë çështje në Këshillin Europian, organ kryesor vendimmarrës në Bashkimin Europian.

“Vendet tashmë i kanë përmbushur kriteret, Komisioni e ka thënë këtë, ekspertët e kanë thënë këtë,” i tha raportuesi i Parlamentit Europian, socialisti bullgar Sergei Stanishev, eurodeputetëve të tij gjatë një debati në Strasburg të hënën në mbrëmje.

“Këshilli i BE-së thjesht nuk di se çfarë të thotë. Gjatë pesë viteve të fundit Këshilli ja shkelur rregullat europiane duke mos miratuar një vendim për pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen,” tha Stanishev.

Sipas raportit të Stanishevit, një propozim i përfolur që të dy vendet t’i bashkohen Shengenit “pjesërisht” duke hequr kufizimet për kufijtë detarë dhe ajror, por të mbajnë kufizime për kufijtë tokësorë “nuk pati shumë kuptim” dhe mund të kenë një efekt negativ në ekonominë e dy vendeve shtete të BE-së.

Raporti gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të shtojë procesin e vendimmarrjes në rastin e Kroacisë.

Stanishev kritikoi Holandën për refuzimin e pranimit në Shengen bazuar në kriterin e sundimit të ligjit, pavarësisht se të dy vendet kanë përmbushur kriterin teknik për sigurinë dhe kontrollin kufitar.

Kryeministri holandez Mark Rutte përsëriti më 13 shtator, kur vizitoi Bukureshtin, se vendi i tij kundërshton hyrjen e Rumaninë në zonën Shengen për shkak të problemeve të saj me korrupsionin.

Vendi ka parë trazira të mëdha politike gjatë dy viteve të fundit, pasi Partia Social Demokrate në pushtet nxiti ndryshime në sistemin e drejtësisë për të ndalur ndikimin e prokurorëve. Ndryshimet legjislative janë kritikuar se kërcënojnë sundimin e ligjit në vend dhe kanë shkaktuar një sërë protestash masive.

Rumania dhe Bullgaria kanë qenë nën një monitorim special përsa i takon çështjeve të drejtësisë nga Komisioni Europian që kur ata iu bashkuan Bashkimit Europian. Megjithatë, ndërsa Brukseli vlerësoi Bullgarinë për progresin e saj në raportin e saj të fundit në nëntor, Rumania ka marrë kritika të rënda për tërheqjen e saj në luftën kundër korrupsionit.

Ndërkohë, vërejtjet e fundit nga media bullgare drejtuar kandidatit të Partisë Popullore Europiane për presidencën e Komisionit Europian, Manfred Weber, lidhur me pranimin e mundshëm të Bullgarisë në zonën Shengen në vitin 2019, kanë shkaktuar ankth në Rumani.

Weber u raportua të ketë thënë se Bullgaria do t’i bashkohet Shengenit në vitin 2019, por Rumania jo.

Edhe pse Komisioni Europian nuk i ka konfirmuar vërejtjes, kritikët e qeverisë së Rumanisë kanë fajësuar rezultatet e dobëta të saj për dështimin e mundshëm të vendit për marrjen e dritës jeshile për t’iu bashkuar zonës pa viza pak para se të marrë përsipër presidencën e Këshillit Europian më 1 janar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...