Aleksandër Vuçiq i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt, Mogherini fajtore për situatën e krijuar

Aktuale

Aleksandër Vuçiq i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt, Mogherini fajtore për situatën e krijuar

Nga: E. K. Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:56
Aleksandër Vuçiq dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini është fajtore për situatën aktuale në dialog.

Vuçiqi i pyetur të komentojë deklaratën e Haradinajt se Mogherini është fajtore për gjendjen në të cilën ndodhet dialogu Kosovë-Serbi është përgjigjur se nuk pajtohet me këtë dhe se fajtor për këtë gjendje mund të jenë vetëm Beogradi dhe Prishtina.

“Nuk mendoj se Mohgerini është dikush i cili në çfarëdo mënyre anon kah Serbia ose Beogradi. Në të kundërtën, gjithsesi ajo nuk është fajtore. Për këtë mund të jemi fajtorë vetëm ne dhe Prishtina. Le të mendojnë mirë në Kosovë se kush është fajtor, cila palë nuk i ka dashur marrëveshjet e cila i ka pranuar ato”, ka deklaruar presidenti serb, transmeton gazeta “Bota sot”.

Vuçiq në deklaratën për media është shprehur se shpreson që do të vijë deri te mirëkuptimi në të ardhmen dhe se Prishtina do ta kuptojë se me mënyra të dhunshme dhe të kundër efektshme nuk mund të arrijë asgjë.

“BE-ja ishte aty vetëm të na ofrojë shërbimet e saj të mira. Në fund gjithçka varet nga Prishtina dhe Beogradi. Ne nuk kemi marrëdhënie kaq personale me Mogherinin ose ekipin dhe punën e tyre. Faleminderit që kanë shpenzuar kohë dhe kanë mundësuar bisedimet tona”, tha ai.

Vuçiq kujtoi se ishte lajm shumë i rëndësishëm fakti që Emiratet e Bashkuara Arabe në Interpol nuk e kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës.

“Ky ishte tmerrësisht lajm i rëndësishëm. Nuk e dini se sa lajm i rëndësishëm ishte ky për tërë rajonin, botën arabe. Mos të flasim se sa shtete lidhen me ta, kurse ata kanë qenë përkrahësit më të fuqishëm, për shkak të lidhjeve të mira dhe ndihmësve që atë kohë ka pasur Atifete Jahjaga. Ne me vite këtu kemi luftuar dhe në një betejë të rëndësishme kemi arritur ta përballojmë “, është shprehur presidenti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat