Edhe Kadri Veseli është pajisur me shtetësi shqiptare

Aktuale

Edhe Kadri Veseli është pajisur me shtetësi shqiptare

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:39
Kadri Veseli

Që nga 15 tetori i këtij viti, Kadri Veseli është bërë zyrtarisht edhe shtetas i Republikës së Shqipërisë me dekret të presidentit shqiptar, Ilir Meta.

Meta ka lëshuar dekret për t’i dhënë shtetësinë shqiptare kryeparlamentarit të Kosovës më 15 tetor të këtij viti.

“I jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm: Kadri Fazli Veseli”, thuhet në dekretin e lëshuar nga Zyra e Presidentit shqiptar, Ilir Meta.

Krahas Veselit, edhe dy ministrat e Qeverisë së Kosovës: Valdrin Lluka e Shyqiri Bytyqi dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, janë pajisur me shtetësi shqiptare gjatë muajit nëntor. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat