VV kërkon angazhim për të drejtat e punëtorëve

Aktuale

VV kërkon angazhim për të drejtat e punëtorëve

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 14:10
Deputetja Fatmire Kollqaku dhe Besnik Bislimi

Deputetja Fatmire Kollqaku dhe Besnik Bislimi kanë kërkuar nga mediat që të vazhdojnë ta kryejnë punën e raportimeve dhe së bashku ta kenë në fokus çdo rast të aksidentit, sepse sipas Kollqakut, ata duhet të bëjnë presion që ligjet e punës të zbatohen.

Ndërkaq, nënkryetari i parë i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, deklaroi se Kosova ka 10 fish më shumë persona të punësuar për komoditetin e zyrtarëve publikë se inspektorë që kujdesen për të drejtat e punëtorëve.

Ai hodhi akuza ndaj qeverisë dhe inspektoriatit: “Ispektoriati i punës ende punon me ligjin e vitit 2002. Këta inspektorë kanë arritur të bëjnë më shumë se 230 gjoba gjatë vitit dhe zero raste me diskriminim gjinor”, deklaroi ai.

Bislimi po ashtu i potencoi problemet e shumta me të cilat ballafaqohen punëmarrësit, duke iu ekspozuar rreziqeve jofatale dhe fatale pa dëmshpërblim.

Ndërsa kolegia e tij deputete e preku edhe çështjen e praktikantëve që nuk paguhen.

“Angazhohen punëtorët për gjashtë muaj dhe pastaj i dërgojnë në shtëpi dhe më pas i shfrytëzojnë persona të tjerë. Kjo temë është me rëndësi dhe duhet të ndalet abuzimi me të rinjtë tanë”, deklaroi Kollqaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat