Kërkohet që BE të kërkojë sqarime nga Serbia për ndalimin e Petroviçit

Aktuale

Kërkohet që BE të kërkojë sqarime nga Serbia për ndalimin e Petroviçit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:23
Komisioni Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, mbajti mbledhjen e radhës ku mes tjerash u diskutua për ndalimin e jashtëligjshëm të deputetit dhe anëtarit të Komisionit, Slobodan Petroviç, nga ana e xhandarmërisë serbe në kufirin Kosovë-Serbi, përkatësisht në pikën kufitare në Mendarë.

Komisioni Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka dënuar ashpër ndalimin e paligjshëm të deputetit dhe anëtarit të këtj komisini Slobodan Petroviç.

“Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që situata të këtilla presioni ndaj deputetëve të mos ndodhin. Kërkojmë nga Zyra për politikë të jashtme e BE-së, përkatësisht nga përfaqësuesja Federica Mogherini që të ushtrojë presion tek Qeveria Serbe për sqarimet e nevojshme mbi arsyen dhe rrethanat e këtij rasti si dhe presionin në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla në të ardhmen. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës që me seriozitet ta trajtojnë këtë rast dhe të ofrojnë siguri për deputetin Slobodan Petroviç dhe familjen e tij”, thuhet në deklaratën e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat