Arifi: Nuk ka krizë, taksa është për shtetin e Serbisë dhe jo qytetarët tanë

Aktuale

Arifi: Nuk ka krizë, taksa është për shtetin e Serbisë dhe jo qytetarët tanë

Nga: G.B Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:59
Avni Arifi

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Avni Arifi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e serbëve se ka krizë tek serbët e Kosovës pas vendosjes së taksës.

Përmes një postimi në llogarinë r tij në Facebook, ai ka thënë se nuk ka krizë dhe se qeveria kurrë s’ka marrë veprime që rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës, përcjell Bota sot.

Arifi ka thënë se Kosova sot ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicë dhe se taksa është vendosur për Serbinë dhe jo për qytetarët tanë.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria e Kosovës kurrë ska marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësishtë përkatsisē etnike. Veprimet tona po e zhveshin propagandën e qeverisë së Serbisë se taksa 100% krijon krizë humanitare. Nuk ka krizë. Kosova sot ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356. Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat