Njihuni me tri super-veturat e sekuestruara të Burdushit

Aktuale

Njihuni me tri super-veturat e sekuestruara të Burdushit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Burdushi

Prokuroria e Prizrenit i ka sekuestruar mjekut popullor, Hysri Peqanit-Burdushit pasuri në vlerë prej 400 mijë eurosh. Këtë e ka konfirmuar prokurori Petrit Kryeziu.

Sipas prokurorisë, ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit Hysni Pecani.

Bëhet fjalë për tri vetura super-luksoze të cilat kanë çmime të larta në treg. Një xhip Land Ranger Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 janë në mesin e veturave të sekuestruara nga Prokuroria e Prizrenit.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim, gjersa Burdushi mbetet në paraburgim.

 
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat