Zeka: Në listën e ardhur nga Gjykata Speciale, nuk është emri i Hashim Thaçit

Aktuale

Zeka: Në listën e ardhur nga Gjykata Speciale, nuk është emri i Hashim Thaçit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 21:37
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se në listën e cila ka ardhur me mbi 100 emra, përfshihen emra të njerëzve me profil të lartë të Drenicës, Dukagjinit dhe atyre që janë në pushtet. Mirëpo, sipas tij, në këtë listë nuk është edhe Hashim Thaçi.

“Ka ardhur një listë me emra, pra me mbi 100 emra, dhe janë njerëz të profilit të lartë të Drenicës, Dukagjinit dhe atyre që janë në pushtet. Thaçi nuk është në listën e këtyre emrave që kanë ardhur. Nuk mundet Gjykatë Speciale që është bërë në bazamentin e Dick Markut pa fut edhe Hashim Thaçin. Gjykata Speciale është formuar për Hashim Thaçi. Pse ka lobuar Thaçi që të bëhet kjo gjykatë, është ndoshta se ka vendosur interesin e Kosovës para interesit të vet. Nuk besoj që Thaçi do kishte marr këtë vendim kundër vetes pa pas interesin e shtetit”, ka thënë.

**

Zeka: Baza e Gjykatës Speciale është në Rusi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se Gjykata Speciale e ka bazën në Moskë.

Në një intervistë në RTV Dukagjini, Zeka ka thënë se me propozim të Serbisë dhe Kinës, Specialja e ka bazën në Rusi.

Por, sipas tij, Amerika dhe miqtë tjerë ndërkombëtarë e kanë marrë përsipër që të mos shkojë kjo Gjykatë nëpërmjet Këshillit të Sigurisë.

“Baza e gjykatës speciale është në Moskë, me propozimin e Serbisë dhe Kinës. Amerika dhe miqtë tonë ndërkombëtarë, si dhe Evropa, që të mos shkojë nëpër Këshillin e Sigurisë e ka marr vet në dorë, se i kishe pa këtu gjykatësit kinez”, ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat